Nëse Barça kalon në gjysëmfinale, ata ‘mund’ të luajnë pa dy yjet e skuadrës!

 

Vetëm një ditë e disa orë na ndajnë nga ndeshja e nesërme mes Barcelonës dhe Manchester United, e cila pritet të jep spektakël për gjithë fansat që do ia kushtojnë kohën për ta ndjekur.

Siç raporton ‘sport’, nëse Barça e kalon klubin anglez dhe plasohet në gjysëmfinale, atje mund të luajnë pa Nelson Semedon dhe Sergio Busquetsin, ndërsa kjo mund të ndodhë vetëm nëse ata ndëshkohen me karton të verdhë (pasi kanë 4 kartona).

Prandaj, të dy duhet të jenë të kujdesshëm, ndërsa disa mendojnë se duhet të marrin kartona të verdhë, ashtu që të jenë të pastër për të luajtur në ndeshjen e dytë në gjysëmfinale ose finale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *