‘Neglizhenca e stafit’ – arsyeja pse Dembele do mungojë 1 muaj!

4 ditë pas dëmttimit që pësoi kundër Rayo Vallecanos, Ousmane Dembele u gjend në fushë në pjesën e dytë kundër Olympique Lyon, duke shënuar edhe një gol.

Megjithatë, pas ndeshjes kundër klubit francez, ndodhi e njejta që ndodhi kundër Rayos. Dembele ndjeu dhimbje në këmbën e tij, ku pas ekzaminimeve të bëra dje, u konfirmua se ai do qëndrojë jashtë fushave për 1 muaj.

Siç raporton ‘sport’, stafi mjekësorë i Barcelonës akuzohet për neglizhencë, pasi këta të fundit ia kanë dhënë dritën e gjelbërt para kohe. Ai nuk duhej të luante kundër Lyon dhe stafi nuk duhej të kishte lejuar që francezi të ftohet për atë ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *