Mysafir i papritur në garën për Matthijs de Ligt!

Merkatoja e verës do jetë shumë aktive dhe e nxehtë për Matthijs de Ligt, pasi nuk besohet që ai do vazhdojë tek Ajax edhe për ndonjë sezon tjetër dhe se do largohet tek ndonjë klub tjetër europian.

Siç dihet, në garë janë vetëm Barcelona dhe PSG, ku këta të fundit gjenden aty vetëm që të ‘hakmerren’ ndaj klubit blaugrana për rastin e Frenkie de Jong.

Njoftimet e fundit nga gazetat e ndryshme na e bëjnë të qartë se edhe Atletico Madrid ka hyrë në garë për mbrojtësin holandez. Nga kjo kuptohet se nëse Barça e dëshiron lojtarin, duhet të reagojë shpejtë, pasi shumë klube tjera do hyjnë në garë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *