Mundësi e artë për përforcimin e ri të Barçës!

Lista e të ftuarve nga Ernesto Valverde për ndeshjen e sontme jozyrtaare kundër Gironës (Kupa e Katalonisë) u publikua edhe me prezencën e përforcimit të ri të Barcelonës, Jean-Clair Todibo.

Që kur erdhi në janar, ai nuk është ftuar aspak nga Valverde në ndeshjet e klubit blaugrana, ndonëse erdhi për qëllimin që të jetë mundësi rotacioni në repartin mbrojtës.

Todibo mund të merr disa minuta sonte, ndërsa ne kujtojmë se ai erdhi pikërisht për këtë moment. Ekipi i Toulouse nuk e lejonte atë që të luajë dhe Barça duhej të reagonte që mos t’i shkojnë ‘huq’ 6 muaj nga karriera e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *