Muaji mars gjithmonë ka qenë i ‘zi’ për Barcelonën

Sipas një analize të bërë nga ‘goal’, muaji mars ka qenë gjithmonë i pafat dhe i zi për Barcelonën, në të cilin klubi blaugrana ka humbur lojtarë qoftë nga dëmttimet, e qoftë nga diçka tjetër…

Gjithçka ka filluar në marsin e 2014, kur portieri Victor Valdes pësoi një dëmttim që e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë. Pikërisht edhe kjo ishte arsyeja që ai u largua nga Barcelona më pas, duke u zëvendësuar nga Bravo dhe Ter Stegen.

Në të njejtin vit dhe muaj, mbrojtësi legjendarë Carles Puyol shpalli penzionimin e tij nga futbolli. Ky vendim nga Puyol thuhet se është nxitur nga një dhimbje që ai ka pasur në këmbë dhe nuk e ka lejuar të luajë futboll më.

Vijon marsi i vitit 2015, kur Leo Messi poashtu pëson një dëmttim dhe qëndron jashtë fushave për një muaj. Ndërsa në marsin e vitit 2016, Rakitic, Alba dhe Busquets pësuan dëmttime me kombëtaren e tyre të Spanjës.

Jemi në marsin e vitit 2019, ndërsa tani kemi të dëmttuar yllin e skuadrës, Ousmane Dembele. A do ndalojë kjo ecuri e ‘zezë’ për Barcelonën ndonjëherë, na mbetet që të shohim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *