Mourinho: ‘Unë përgatita Unitedin që t’a mposhtë Barçën’

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka parashikuar një fitore të skuadrës në fjalë kundër Barcelonës në çerek-finalet e Champions Leagues.

Teksa sot u hedh shorti në Nyon të Zvicrrës ku u mësuan ndeshjet çerek-finaliste të Champions Leagues, fati deshi që United dhe Barça të përballen mes vete, dhe ish-trajneri paraprak i anglezëve, Mourinho mendon se Djajtë e Kuq do triumfojnë, duke marrë disa lëvdata edhe mbi vete.

“Besoj në skuadrën që kam përgatitur se do t’a mposhtë Barçën në çerek-finale. Askush nuk beson rreth kësaj, mirëpo koha do e dëshmoj,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *