Mourinho: ‘Rakitic është i nënvlerësuar, ndërsa Barça nuk po shkëlqen!’

Jose Mourinho ishte mysafirë në një kanal televiziv sonte dhe ai tha disa fjalë pas ndeshjes së sontme, që kryesisht ishin të ndërlidhura me atë që ndodhi në fushë:

‘Barcelona nuk ka shkëlqyer ende këtë sezon. Po, ata janë më solid, por mungon ajo loja që iu përshtatet atyre.’

‘Pa atë lojë, është vështirë që të luftosh për Ligën e Kampionëve. Nëse Barça e gjen ritmin, ata do jenë favorit për ta fituar atë trofe.’

‘Pique dhe Lenglet ishin ata që kanë rënë në sy sonte. Performanca e tyre ishte absolutisht perfekte.’

‘Më lejoni që të flas edhe për Ivan Rakitic. Ai është shumë i nënvlerësuar dhe unë gjithmonë e kam thënë këtë. Ai po e kontrollon lojën dhe njerëzit nuk i japin të drejtë.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *