‘Mos e bëni këtë’ – ja çka iu tha Valverde lojtarëve në stërvitjen e djeshme!

Skuadra e Barcelonës dje zhvilloi stërvitjen e fundit përpara ndeshjes së sontme, ku ajo ishte e hapur për kamerat në 15 minutat e para, ndërsa më pas u zhvillua prapa kamerave.

Siç raportojnë gazetarët që kanë qenë prezent atje, Ernesto Valverde iu ka dhënë lojtarëve një këshillë të ‘artë’ e cila pritet të hyjë në fuqi në 90 minutat e sontme…

Tekniku spanjoll i ka urdhëruar lojtarët të mos lejojnë që Manchester United të ketë goditje nga këndi apo goditje të lira. Taktika e Solskjaer pritet të jetë përfitimi nga krosimet, ndërsa Valverde dëshiron t’i evitojë të njejtat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *