Messi ‘thumbon’ Real Madridit dhe Juventusin për Ligën e Kampionëve.

 

Barcelona mbrëm arriti të kualifikohet në gjysëm-finale të Ligës së Kampionëve, katalunasit eleminuan skuadrën e Manchester United me rezultat të përgjithshëm 4-0.

Pas ndeshjës, kapiteni i Barcelonës ka folur për media ku ka treguar rrugën se si mund të fitoj trofeun madhështror të Ligës së Kampionëve.

‘Në gjysëm-finale asnjë skuadër nuk arrinë me fat, por që e kanë merituar dhe kanë luajtur mirë, skuadrat e dobëta tashmë janë eleminuar.’ tha fillimisht ai.

‘Në gjysëm-finale nuk ka shumë rëndesi me kë luajm, ne duhët të përgaditëmi mirë dhe të punojm shumë sepse nga tani e tutje na presin ndeshje shumë më të vështira.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *