Messi nuk do të udhëtojë me kombëtaren e Argjentinës!

Edhe pse u gjend në listën e të ftuarve për miqësoret e Argjentinës tani në mars, Leo Messi përfundimisht e ka larguar veten e tij nga ajo listë dhe nuk do udhëtojë me bashkëlojtarët e kombëtares.

Argjentina ka ndeshje më 26 mars në Moroko, ndërsa Barcelona më 30 mars ka ndeshjen kundër Espanyol. Prandaj, argjentinasi dëshiron të jetë në formën më të mirë fizike dhe nuk dëshiron ta stërngarkojë veten.

Poashtu, kujtojmë se në prill luhen ndeshjet e 1/8 së finales së Champions. Messi premtoi këtë trofe në fillim të sezonit dhe dëshiron të jep 100% në çdo ndeshje të luajtur aty. Normalisht, që Barça të luajë në prill, ata duhet ta kalojnë Lyonin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *