Messi: ‘Ne e kemi marrë mësimin e sezonit të kaluar!’

Pas spektaklit të sontëm me Manchester United, këto ishin fjalët e Leo Messit:

‘Kishim 4 vite pa qenë në gjysëmfinale dhe jemi shumë të lumtur. 5 minutat e para ishin intenzive dhe të ftohta, ne nuk ishim në nivelin e duhur…’

‘.ato 5 minuta të para duhet t’i përmirësojmë. Ne nuk mund të lejojmë gjëra të tilla në Champions League.’

‘Edhe pse kishim avantazhin, ne nuk donim që të pushojmë. Kishim kujdes edhe në 5 minutat e fundit pasi jemi në dijeni se ç’ndodhi me Romën vitin e kaluar.’

‘Ajax? Në gjysëmfinale janë ata që e meritojnë. Jam i lumtur për ta, ndërsa tani duhet të luftojmë që të arrijmë në finale.’

‘Tripleta? Jo, jo. Duhet t’i marrim gjërat ngadalë. Tani jemi të fokusuar në ligë, ndërsa më pas do fokusohemi në ‘UCL’ përsëri!’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *