Messi ka krijuar një ‘Camp Nou’ në shtëpinë e tij!?

Është absurde kur mendon se para disa viteve u shtuan zërat se Messi do largohet nga Barcelona dhe se fansat blaugran me të vërtetë filluan t’iu besojnë lajmeve të tilla…

Dashuria që Messi ka për Barcelonën është e papërshkrueshme, dhe si mund mos të ekzistojë një e tillë kur Barça ishte arsyeja që Messi të arrijë këtu ku është, në kohën kur asnjë klub tjetër nuk i besonte argjentinasit.

Barcelona ishte e vetme që e morri përsipër zhvillimin dhe shërimin e tij nga sëmundja e hormoneve. Nga ky rast, edhe Messi gjithmonë është deklaruar para gazetarëve se gjithmonë do jetë mirënjohës ndaj asaj që bëri klubi blaugrana dhe se nuk do largohet asnjëherë nga aty…

Së fundmi, gruaja e Messit postoi një fotografi në ‘instagram’ ku shihej se Messi kishte ndërtuar një fushë me një panoramë të Camp Nous në prapavijë, kështu duke jetuar çdo ditë nën frymën e atij tempulli ku filloi gjithçka.

Barcelona padyshim që është në zemrën e Leo Messit dhe si e tillë do mbetet në jetën e mëtutjeshme të lojtarit më të mirë në histori…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *