Messi i’a bën të ditur Bartomeus: ‘Ky lojtar nuk duhet larguar asesi!’

Kapiteni i Barcelonës, Leo Messi shpeshherë merr pjesë në vendimet që bordi bën mbi klubin, zakonisht edhe mbi lëvizjet që ndodhin brenda klubit të Barcelonës.

E tani më edhe Messi është i vetëdijshëm mbi situatën aktuale që ka kapluar mesfushorin katalanas, Ivan Rakiticin, për të cilin ka shumë dyshime mbi të ardhmën dhe disa herë është lidhur me një largim të mundshëm nga Camp Nou në merkaton e ardhshme verore, raporton e përditshmja katalanase, Mundo Deportivo.

Mirëpo, argjentinasi i’a ka bërë me dije bordit, kryesisht presidentit Bartomeu se Rakitic është shumë i rëndësishëm për klubit dhe nuk duhet larguar asesi. Bordi duhet të ndërmerrë hapat e parë për rinovimin e kontratës së kroatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *