Me vetëm 1 ditë pushim, ja si do kalojnë këto 7 ditë për Barçën!

Me fillimin e javës së re fillojnë edhe objektivat e reja për klubin. Barcelona ka dy ndeshje që duhet t’i zhvillojë këtë javë dhe normalisht që synimi është të kalohen të dyja me fitore.

Duke filluar që sot, Barça ka stërvitje në orën 19:00, e cila do jetë e fundit përpara ndeshjes së nesërme kundër Manchester United, ku pas saj (të mërkurën), do zhvillohet stërvitje rikuperuese në kampin stërvitorë.

Dita e enjte do jetë pushim për skuadrën e Barcelonës, dhe e vetmja për këtë javë. Lojtarët kthehen përsëri të premtën në prag të ndeshjes së të shtunës kundër Real Sociedad (në Camp Nou). Të dielën përsëri stërvitje rikuperuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *