Më në fund, Barça do luajë në Anfieldin e shumëpërmendur!

Sistemi i ri i hedhjes së shortit të Championsit ka bërë që të dihen edhe ekipet që do përballen në gjysëmfinale, kështu duke pritur fituesit e ndeshjeve të çerek-finales.

Ashtu siç u hodh shorti, u bë që të ekzistojë një mundësi që të përballen Liverpool dhe Barcelona, normalisht nëse këta të fundit arrijnë që të fitojnë kundërshtarët e tyre: Porto’n dhe Manchester United.

Siç raporton ‘md’, rrugëtimi i Barcelonës për në finalen e Wanda Metropolitanos do fillojë në Old Trafford, ndërsa pritet të vuloset në stadiumin e Liverpool, Anfield.

Përndryshe, kujtojmë se Liverpool-Barça është ndeshje e kërkuar që moti dhe si duket mund të kemi mundësi ta shijojmë të njejtën, kështu edhe duke i dhënë shkollë klubit anglez të cilët e kanë mbivlerësuar veten e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *