Më ndryshe nga e mërkura, formacioni i Barçës kundër Realit

Barcelona sonte do të jetë mysafire e Real Madridit në ‘tempullin’ e madrilenëve, Santiago Bernabeu në ndeshjen që do zhvillohet me fillim nga ora 20:45.

Të dyja ekipet do të përballen në kuadër të xhiros së 26-të në kampionatin spanjoll, La Liga, një ndeshje që do përcaktojë pak a shumë fatin e të dyja skuadrave për titullin kampion.

Formacioni zyrtar i Barcelonës, me të cilin tekniku Valverde ka vendosur të nisë ndeshjen e sontme:

Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Alba; Busquets, Arthur, Rakitic; Dembélé, Suárez, Messi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *