‘Më kërkuan që ta eliminoj Real Madridin nga Liga e Kampionëve!’

Rivaliteti mes Barcelonës dhe Real Madridi gjithmonë ka ekzistuar dhe do ekzistojë edhe në të ardhmen, pasi kjo i motivon të dy ekipet që të konkurrojnë më shumë mes vete, kështu duke na ofruar më shumë kënaqësi fansave.

Ne kujtojmë se sonte Real Madridi do të përballet me Ajaxin e Frenkie de Jong. Ky i fundit ka dhënë një intervistë interesante së fundmi për ‘sport’, ku tha disa fjalë shumë tërheqëse për mediumet…

‘Kur erdha në Barcelonë disa ditë pasi nënshkrova me ta, më kërkuan që ta eliminoj Real Madridin nga Liga e Kampionëve’ – ishin fjalët e De Jong. Të shohim sa do përmbush kërkesën e blaugranëve… sonte në orën 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *