Mbrojtësi i majtë e humb shansin që të luajë tek Barça!

Ekipi i Barcelonës tashmë një kohë të gjatë po kërkon një zëvendësues për Jordi Alban, e nga shumë emra të përfolur ishte edhe mbrojtësi i majtë i Olympique Lyon, Ferland Mendy.

Megjithatë, edhe pse Mendy ishte opsion i Eric Abidal, thuhet se ai ka dështuuar të impresionojë krerët e Barçës në këto dy ndeshje të luajtura dhe kështu e ka humbur shansin që të transferohet tek Barcelona gjatë merkatos së verës.

Tani, Barça nuk do paguajë që t’i merr shërbimet e francezit, por do koncentrohet në opsione të tjera të cilat mund t’i ofrojnë Jordi Albas pak pushim përgjatë sezonit, ndërkohë që ky i fundit e rinovoi kontratën dhe do luajë këtu deri në vitin 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *