Mata: ‘Unë do e shijoj Messin sonte, nuk e di për tjerët!’

Teksa orët për ndeshjen po afrohen, e përditshmja ‘md’ ka zbuluar një intervistë të Juan Mata’s në të cilën mesfushori i klubit anglez ishte shprehur adhurues i madh i Leo Messit!

Ai ishte shprehur se do e shijojë Messin sonte, pavarsisht asaj se sonte e ka kundërshtarë dhe se duhet të lufftojë për ta mposhtur atë dhe Barcelonën:

‘Kam biseduar me shumë shokë të mi. Ata më kanë thënë që ta shijoj Messin sonte dhe mos të mendoj për tjerët. Atë edhe do e bëj, pavarsisht asaj se ti çdoherë vuan kur përballesh me të. Çdokush e adhuron Messin dhe e shijon magjinë e tij çdo 3 ditë!’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *