Marcelo: ‘Ramos duhej të tregohej profesionalist, Barça e meritoi fitoren’

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo ka kritikuar pas ndeshjes sjelljen që tregoi bashkëlojtari i tij, Sergio Ramos gjatë lojes me Leo Messin.

Ramos faktikisht njëherë goditi me ‘shpullë’ Messin dhe më pas edhe tregoi një sjellje të pahijshme në një lloj dueli me të, mirëpo diçka e tillë nuk i pëlqeu bashkëlojtarit të tij, Marcelos që tha se ai duhej të tregohej profesionalist.

“Aspak nuk më pëlqeu gjesti i Ramosit ndaj Messit. Ndoshta nuk e kishte me dashje por duhej të tregonte profesionalizëm. Barça e meritoi fitoren dhe këtu nuk ka asnjë fjalë,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *