Lojtari i Barçës largohet në Japoni të luajë me Iniestan!

Klubi i dha shumë shanse, por ai asnjëherë nuk i shfrytëzoi ato… Ose më mirë thënë, ishte i pafat në gjithë periudhën që e ka kaluar tek Barça, pasi gjithmonë lëndohej.

Por, nuk ke të ardhme tek ky klub nëse nuk e shfrytëzon dy herë shansin e dhënë, dhe Sergi Samper nuk do e ketë një shans të tillë pasi do ‘përshëndetet’ nga futbolli europian në fund të sezonit.

Kjo pasi siç raportohet, Barcelona ka vendosur ta shesë atë për në Japoni tek Vissel Kobe, tek klubi në të cilin u largua Andres Iniesta dhe momentalisht atje luan me David Villa’n.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *