Lojtarët sonte janë në darkë, ndërsa ja kush i ka ftuar!

Pas fitores kundër Lyon, në skuadrën e Barcelonës po mbizotëron një atmosferë e mirë me përplot eufori për pengesat e ardhshme që i ka klubi blaugrana.

Siç raporton ‘as’, sonte të gjithë lojtarët dhe stafi teknik i Barcelonës do jenë prezent në një restaurant në Barcelonë për të darkuar, ndërsa arsyeja e kësaj qëndron në diçka interesante…

Ka qenë Jordi Alba i cili ka ftuar të gjithë skuadrën sonte, ndërsa e gjithë kjo pas rinovimit që ai bëri. Mbrojtësi i majtë i Barçës dëshiron të festojë për vazhdimin e tij tek Barça, por edhe për kalimin në fazën tjetër të Champions.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *