Leo Messi – shembull i vozitjes me veturë!

Leo Messi bëri diçka jo edhe aq të zakonshme ditë më parë në ‘instagramin’ e tij. Ai postoi video duke vozitur me veturën nëpër rrugët e Barcelonës.

Kjo video u bë virale menjëherë pas daljes, jo vetëm nga shkaku se Messi rrallë herë poston gjëra të tilla, por edhe nga shkaku i një gjesti që ai bëri në një moment të videos.

Në rrugë shihej një biciklist i cili voziste anash rrugës, ndërsa Messi u largua me një distancë të madhe që t’i jep mundësi atij çiklisti të vozisë lirshëm.

Kjo u prit shumë mirë nga ana e çiklistëve nëpër botë, të cilët e falenderuan Messin për gjestin e tillë dhe u shprehën se argjentinasi është shembull i vozitësit të automobilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *