Leo Messi – ‘maca e zezë’ për kundërshtarin e sontëm!

Gjithë sytë e La Liga Santander do jenë të kthyera kah ndeshja e sontme e parafundit për këtë xhiro, ku Real Betisin e pret Barcelonën në stadiumin e tyre, kështu duke pasur mbështjen e klubeve nga Madridi.

Këta të fundit kanë të vetmen mundësi që të shpresojnë për La Ligën sonte. Nëse Barcelona eventualisht fiton, atëherë mund të thuhet bukfalisht se klubi blaugrana e ka fituar titullin, pasi ndeshjet e tjera nuk janë edhe aq problemattike.

Padyshim që ndeshja mund të vendoset nga Leo Messi, i cili sipas disa statistikave, e ka epitetin e ‘macës së zezë’ për ekipin nga qyteti i Sevilla`s.

Argjentinasi ka shënuar 20 gola në 20 ndeshje të luajtura kundër Real Betis, më shumë se çdokush tjetër. Në ndeshjen e kaluar, ai shënoi dopietë në Camp Nou, por kjo nuk mjaftoi që të përmbyset rezultati, i cili në fund figuroi si 3-4.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *