Lenglet: ‘Donin të përballeshin me Leon, ndërsa tani shkojnë kokëulur!’

Pas fitores së sontme me Man United, këto ishin fjalët e Clement Lenglet për gazetarët:

’10 minutat e para ishin të vështira. Ata luajtën intenzivisht dhe donin të fusin friikë në zemrat tona. Megjithatë, gjërat ndryshuan.’

‘Coutinho? Nuk më intereson se si festoi ai. Më intereson se shënoi një gol fantastik dhe ai ishte shumë i lumtur për këtë.’

‘Messi? Të luash me më të mirin në botë është unike. Është poashtu absurde të provookosh atë. Donin të përballeshin me Leon, ndërsa tani po shkojnë kokëulur.’

‘Tripleta? Ne jemi në rrugën e duhur, por është ende herët të flitet për të. Ne ende nuk kemi fituar asnjë titull.’

‘Ajax? E kemi parë se çka mund të bëjnë ata. Kanë lojtarë të rinj dhe shumë të fuqishëm për tu përballur me çfarëdo presioni.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *