Ky lojtar i është ‘gëzuar’ dëmttimit të Dembeles!

Lëndimi i sulmuesit të Barcelonës, Ousmane Dembele padyshim se nënkupton hapjen e rrugeve për më shumë minutazh në fushë për Malcomin.

Sipas asaj që raporton e përditshmja madrilene, Marca, dëmtimi i Dembeles i ka hapur dyert sulmuesit brazilian që të marrë minutazh në ndeshjen e sontme kundër Real Betisit.

Me Coutinhon që po vazhdon të mos jetë në formën ideale, Malcom ka rastin e veçantë që t’i tregojë Barcelonës dhe blaugranëve në përgjithësi vlerën e tij sonte me fillim nga ora 20:45.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *