Ky ishte personi që bindi Messin të rikthehej te kombëtarja

Leo Messi tashmë figuron në listën e publikuar të lojtarëve të ftuar për ndeshjet miqësore që kombëtarja argjentinase do t’i zhvillojë përgjatë këtij muaji, veçanërisht kundër Marokut dhe Venezuelës.

Messi që pas Kupës së Botës u largua nga kombëtarja për një afat të pacaktuar për t’iu shmangur stresit dhe presionit që kishte pasur gjatë kësaj periudhe, mirëpo tani ka vendosur të rikthehet tani dhe e gjithë kjo lidhet me një kërkesë që ai mori, raporton ESPN.

Një rikthim i tillë argjentinasit i’u kërkua sipas ESPN nga ish-trajneri i tij me shumë ndikim, Pep Guardiola.

Guardiola i’a bëri me dije atij se si kombëtarja poashtu edhe i gjithë populli argjentinas ka nevojë për të dhe i mban shpresat te ai, duke bindur në njëfarë mënyre kështu të rikthehet përsëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *