Ky ishte lojtari më i mirë në El Clasicon e së shtunës

Megjithëse puna e tij ‘pak’ po shihet dhe po flitet për të, mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet ka dëshmuar edhe njëherë aftësitë e tij edhe atë në një ndeshje si ajo kundër Real Madridit.

Statistikisht siç bën të ditur edhe e përditshmja katalanase, Mundo Deportivo, Lenglet ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e Barçës kundër Real Madridit të shtunën.

Brenda 90 minutave ai arriti të bëj 8 spastrime topi, të bllokojë 4 goditje, 2 ndërperje aksioni, 2 ndërhyrje të fituara, 7 duele ajrore të fituara, ishte i fauluar një herë, 4 pasime të gjata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *