Krerët e klubit të madh: ‘Dëshironim që të evitonim Barçën!’

Jo gjithkush dëshiron të përballet me Barcelonën në Champions, e sidomos në këtë sezon, kur klubi blaugrana është në një formë spektakolare sa i përket netëve Europiane.

Siç dihet, sot u mbajt shorti i UEFA Ligës së Kampionëve, i cili caktoi disa ndeshje shumë interesante, duke përfshirë këtu edhe më tërheqësen e çerek-finaleve: Manchester United v. Barcelona.

E pas shortit, drejtori sportiv i Manchester Cityt, Txiki Begiristian, në një intervistë për gazetarët deklaroi se klubi anglez i ‘sitizenëve’ nuk ka dëshiruar Barçën që tani…

‘Të evitonim Barçën ishte dëshira jonë. Për fat të mirë, ne nuk do përballemi me ta’ – u shpreh Txiki, ndërsa ne kujtojmë se City do përballet me Tottenham, e nëse e kalon fazën, do përballet me Ajaxin ose Juventusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *