Krerët e Barçës në vizitë tek San Siro – e ndoqën këtë lojtarë!

Inter dhe Eintrach Frankfurt u përballën mes vete mbrëmë në kuadër të Liga Europës, ku tani klubi gjerman ka edhe ndjekës blaugran për arsye të sulmuesit të tyre, Luka Jovic.

Siç u pa nga disa pamje të publikuara, kanë qenë Abidal dhe Pep Segura të cilët kanë qenë prezent në San Siro për ta ndjekur sulmuesin sërb, i cili duket se po e siguron vendin e tij tek klubi blaugrana.

Ai u regjistrua në listën e golashënuesve, ndërsa thuhet se performanca e tij i ka impresionuar krerët e Barçës, të cilët tani seriozisht do marrin punën për ta sjellur Jovicin në Camp Nou gjatë verës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *