Kompletohet skuadra – ja si u zhvillua stërvitja e sotme!

Skuadra e Barcelonës është rikthyer në kampin stërvitorë ‘Tito Vilanova’ ku ka kryer stërvitje të plotë në kuadër të ndeshjes së La Ligas në fundjavë kundër Rayo Vallecanos.

Kujtojmë se deri në ditën e djeshme lojtarët kanë pasur pushim. Disa nga ‘yjet’ e skuadrës u stërviten me ushtrime të lehta dje, ndërsa sot i gjithë grupi i kompletua.

Me lojtarët në dispozicion të ekipit të parë u stërvitën Inaki Pena dhe Abel Ruiz nga Barça B. Jashtë ka mbetur vetëm Rafinha për shkak lëndimit, ndërsa lojtarët e tjerë janë në gjendje të mirë për ndeshjen e fundjavës dhe asaj kundër Lyon javën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *