Jordi Alba ka bërë një gjest të pahijshëm pas pjesës së parë!

Barcelona arriti të largohet nga pjesa e parë me rezultatin 0:1, por kjo përsëri nuk bëri që lojtarët të largohen në mënyrë të qetë, dhe e gjithë kjo shkak i goditjes që Ramos i bëri Messit në fytyrë…

Kamerat univerzale nuk e kanë kapur, por një video e publikuar sot nga tribunat shfaqi nervozizmin që kishte pasur Jordi Alba ndërkohë që ai ishte duke ecur për kah tuneli.

Alba kishte shtyrë një person nga stafi i Real Madridit, i cili dukej se kishte ardhur të bëjë paqe me mbrojtësin. Kjo nuk iu pëlqeu fansave blaugran, të cilët u drejtuan me komente negative për kah Alba pasi gjeste të tilla nuk iu ngjajnë lojtarëve të Barçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *