Ish-lojtari i Barcelonës kthehet në Camp Nou nesër!

Skuadra e Manchester United do të udhëtojë për në Barcelonë sot, ndërsa përpara udhëtimit, Ole Gunnar Solskjaer publikoi listën e lojtarëve të ftuar, ku aty figuronte një emër i ri i quajtur Alexis Sanchez.

Ish-lojtari i klubit blaugrana rikthehet në Camp Nou pas sa viteve aventurë tek klubi anglez. Ai u largua pas sezonit 2013/14, ndërsa tani pas 5 viteve viziton përsëri hapësirat e Barcelonës si lojtarë i ekipit kundërshtarë.

Kiliani mungoi në ndeshjen e parë, por thuhet se është i gatshëm për të dytën. Do jetë interesante të shihet nëse ai do festojë nëse eventualisht shënon ndonjë gol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *