Haradinaj ia kthen Kurtit: ‘O Albin mue nuk më ka pagu Rusia si ty’ (VIDEO)

Kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur deklaratave që sot bëri kreu i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti ku deklaroi se vëllezërit Haradinaj i kanë mbushur xhepat me miliona euro nga paratë e popullit.

Haradinaj i ka replikuar sot atij me pak fjalë duke ia bërë me dije se ai nuk mund t’i mbush xhepat me para sepse nuk paguhet nga shteti i Rusisë.

“O Albin mos po gabohesh se unë nuk muj mu bo milioner si ti që të pagujnë miqtë e tu rus për me bo tollovi ktu,” tha Haradinaj. JA VIIDEO:

Nga kjo replikë, nuk ka deklaruar asgjë ende Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *