Genesio: ‘Nuk po mund të zë gjumë prej asaj humbje nga Barcelona’

Trajneri i Lyonit, Bruno Genesio siç duket e ka përjetuar keq humbjen nga Barcelona të mërkurën me rezultat të thellë prej 5 – 1 në kuadër të 1/16-ave të Champions Leagues.

Këtë ai e ka shprehur në konferencën për shtyp, ku nuk dihej nëse e kishte me të vërtetë, por ai tha se nuk ka mundur të flej mirë asnjë natë prej asaj humbje.

“Nuk e prisja atë rezultat dhe atë rrjedhojë të ndeshjes. Nuk e kam përjetuar mirë, nuk po mund të zë gjumë prej asaj humbje, çdo moment e kujtoj,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *