Gazetari i AS: ‘Pse gjithmonë duhet të dukemi inferior para Barçës?’

Gazetari i të përditshmes madrilene, Tomás Roncero siç duket nuk e ka përjetuar me momente të mira El Clasicon e së shtunës në kuadër të xhiros së 26-të në La Liga, ku Barça doli fituese me rezultat 1 – 0.

Teksa Barça fitoi për të dytën herë brenda javës në Santiago Bernabeu, Roncero aspak nuk ishte i rehatshëm gjatë gjithë ndeshje dhe ishte mjaftë i inatosur me skuadrën e Solarit.

“Si mund të turpërohemi kështu brenda një jave dy herë? Pse gjithmonë duhet të kemi inferior para Barçës? Asnjë lojtar nuk mban pozicionin e vet, mirëpo vetëm lundrojnë në stadium,” ishin disa nga fjalitë e tij që ai i tha mjaftë me nervozizëm gjatë ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *