Formacioni i Real Madridit kundër Barcelonës për sonte

Real Madridi sonte me fillim nga ora 20:45 do të jetë nikoqire në takimin shumë të vlefshëm kundër Barcelonës në kuadër të xhiros së 26-të në kampionatin spanjoll, La Liga.

Të dyja ekipet sonte do të futen në ‘tempullin’ madrilen, Santiago Bernabeu për të kërkuar tre pikëshin që do t’a përcakonte pak a shumë fatin e kampionatit për këtë edicion.

Formacioni zyrtar i Real Madridit me të cilin ka vendosur të nis ndeshjen sonte tekniku Solari:

Courtois; Carvajal, Ramos, Varane, Reguilon; Modric, Casemiro, Kroos; Bale, Benzema, & Vinicius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *