Festimi i Coutinhos? – Valverde ka një koment për të

Ernesto Valverde si zakonisht doli në konferencë për shtyp pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Manchester Unitedit ku Barça fitoi me rezultat 3 – 0 dhe arriti kualifikimin për fazën e gjysmë finaleve.

Mes temave që ai diskutoi në prani të gazetarëve, ai u pyet edhe rreth festimit të brazilianit pasi që ai shënoi gol, diçka që u diskutua shumë.

“Unë nuk e di se çfarë nënkuptonte ai gjest që Coutinho bëri. Ai është personi që duhet përgjigjur rreth kësaj. Unë qendroj në atë se goli që ka shënuar dhe performanca e tij ishte mjaftë në nivel,” tha ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *