Fansat bërtasin: ‘Pogba Pogba, nesër (sot) do humbësh’ – ja si reagon francezi!

Skuadra e Manchester United dje arriti në Barcelonë, por gjatë vendosjes në hotel, ata u përcollën me thirrje të ndryshme nga fansat blaugran që ishin aty për t’i pritur…

Ajo që ra në sy ishte momenti kur Paul Pogba zbret nga autobusi. Fansat filluan të bërtasin: ‘Pogba, Pogba, nesër (sot) do humbësh’, ndërsa ai vetëm i përshëndeti me dorë këto thirrje.

Disa gazeta raportojnë se Pogba (pasi nuk e din gjuhën spanjolle), ka menduar se fansat bërtasin në të mirë të tij, duke mos e ditur se fjalët e thëna nga fansat janë e kundërta e asaj se çka ka menduar francezi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *