E kemi fituar La Ligën? Kujtojeni edhe njëherë se çka ndodhi me Luis Enriquen!

Barcelona është aty ku duhet në La Liga: vendi i parë, duke lënë pas ekipet nga Madridi me 7, dhe respektivisht, me 12 pikë diferencë.

Shumica mund të mendojnë se ky kompeticion është kryer dhe se Barça e ka fituar ligën, por ne do ju themi që ta mendoni edhe njëherë, pasi ishim në një situatë të njejtë sezone më parë.

Në kohën e Luis Enriques ishim 5 pikë larg Atleticos dhe 12 pikë larg Real Madridit në xhiron e 26 të La Ligës, aty ku jemi tani. Por, gjërat ndryshuan dhe Barcelona për shumë pak shpëtoi nga humbja e titullit.

Klubi blaugrana luajti kundër Real Madrid në Camp Nou dhe humbi 1-2, më pas humbi pikë në dy ndeshje tjera, kundër Real Sociedad dhe Valencia…

Gjërat filluan të ‘nxehen’, pasi Real Madridi mbeti një pikë larg Barcelonës, ndërsa Atletico kishte pikë të barabarta me blaugranasit. Por, skuadra u rikthye në kohë dhe fitoi ‘5’ ndeshje rradhazi, kështu duke e siguruar La Ligën ende pa ardhur ndeshja e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *