Disa kthehen të martën, por disa yje do kthehen të mërkurën në stërvitje!

Siç e kemi cekur në artikujt e kaluar, Ernesto Valverde iu ka dhënë pushim dy-ditorë lojtarëve pas një orari të vështirë që kaloi skuadra blaugrane në periudhën janar-shkurt.

Fillimisht u tha se lojtarët do kthehen të martën në stërvitje, por më pas u raportua se disa nga yjet e skuadrës do të kthehen të mërkurën, gjegjësisht, do të kenë 1 ditë ‘plus’ pushim.

Përndryshe, ata që do kthehen të mërkurën janë: Messi, Suarez, Dembele, Rakitic, Busquets, Alba, Pique dhe Ter Stegen. Kësaj liste mund t’i shtohet edhe ndonjë, ndërsa të tjerët do duhen të jenë të gatshëm për Kupën e Katalonisë (kompeticion jozyrtaarë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *