Diferenca mes fansave blaugran dhe atyre madrilen!

Real Madridi ka kaluar ndoshta javën më të keqe në histori, ku jo vetëm që u eliminua nga dy kompeticione të rëndësishme, ata kanë mbetur 12 pikë larg Barcelonës në La Liga.

Më keq nuk ka ku të shkojë, por në këto momente të vështira shfaqen fansat e vërtetë dhe ata të cilët e duan klubin. Si duket, fansat madrilen nuk janë edhe aq të mirë në këtë aspekt.

Fillimisht, kujtojmë se pas humbjes që Barcelona pësoi kundër Chelseas në vitin 2012, i gjithë Camp Nou u ngrit në këmbë dhe filloi të duartrokasë për performancën që ofroi ekipi, ndonëse përfundoi ndryshe nga ajo çka u mendua.

Një gjë e tillë nuk ndodh tek Real Madridi. Ata i fishkëlluan lojtarët mbrëmë dhe nuk i duartrokitën aspak ata.

Sipas një analize, Real Madridi u përcoll ashtu pasi edhe fansat janë në dijeni se gjithë ai sukses në të kaluarën (3 Champions rradhazi) ka ndodhur pa meritë dhe se nuk ka aspak vlerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *