Dhuroi spektakël, kjo është nota e De Jong për sonte

Mesfushori i Ajaxit, Frenkie de Jong ishte superior dhe i mrekullueshëm në paraqitjen e sontme në ndeshjen kundër Real Madridit në kuadër të 1/16-ave të Champions Leagues.

Teksa Ajaxi mposhti 4 – 1 Real Madridin duke e eliminuar nga Champions League, De Jong që do t’i bashkohet Barcelonës pas përfundimit të sezonit ishte njëri prej më të mirëve në fushë.

Me disa pasime kyçe, krijime të rasteve të rëndësishme, pasime të sakta, ndërprerje aksioni përgjatë ndeshjes, mesfushori holandez u vlerësua me notën 8.4.

FOTO

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *