Dembele: ‘Inkuadrimi im nuk lidhej me dëshirën time’

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele i kontaktuar nga e përditshmja ‘Don Balon’ është shprehur se tanimë do filloj me procesin e tij të rikuperimit pas dëmttimit që pësoi të mërkurën kundër Lyonit.

Ai do të jetë jashtë për 3 – 4 javë dhe dëmttimi i tij faktikisht u lidh me atë që u tha se ai vet kërkoi të futej në fushë megjithëse e dinte se mund t’i ndodhte kjo.

Mirëpo, një gjë të tillë ai e ka mohuar për Don Balon, pasi që i’a ka bërë të ditur atyre se inkuadrimi i tij nuk lidhej me dëshirën e tij mirëpo me vendimin e trajnerit mbi këtë.

Megjithatë, një reagim nga Valverde apo ndonjë pjesëtar i stafit teknik mbi këtë ende nuk ka ardhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *