Dembele ia ‘palon’ bukur gazetarit me një postim në Twitter!

Ousmane Dembele gjithmonë ka qenë cak i gazetave dhe gazetarëve të ndryshëm spanjoll, dhe e gjithë kjo rrjedh nga dëmttimet e shpeshta që pëson francezi dhe forma e tij jo-konsistente.

Këto kritiika për Dembelen fillimisht u shuan, por tani janë shfaqur përsëri me dëmttimin tjetër që pësoi talenti francez kundër Lyon, i cili tani do qëndrojë 4 javë jashtë fushave…

Një gazetarë spanjoll në ‘twitter’ e publikoi lajmin se Dembele do mungojë 1 muaj, ndërsa kësaj ia shtoi edhe ‘spekulimin’ se francezi e ka shkarkuar dietologun e tij i cili ia caktonte ushqimet dhe përmendej se ky veprim i Dembeles është shkak që ai po dëmttohet kaq shpesh!

Por, Ousmane ka reaguar ndryshe ndaj këtij raportimi të gazetarit. ‘Ti nuk din asgjë’ – shkroi Dembele, kështu duke shuar zërat se ka ndodhur ndonjë rast i tillë me shkarkim siç është përmendur më lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *