Dembele dëshiron ta vazhdojë ecurinë e golave sonte!

Duke u bazuar në shumicën e gazetave spanjolle, mund ta konfirmojmë se Ousmane Dembele do startojë nga minuta e parë sonte pasi ai u shfaq i gatshëm kundër Huescës.

Se si janë planet e Valverdes në pjesën e dytë, kjo do mbetet pyetje retorike, ndërsa Dembele do fokusohet që në ato minuta që do i luajë të vazhdojë ecurinë e golave në Champions League.

Francezi është paraqitur në ‘3’ ndeshje në Camp Nou këtë sezon në Champions dhe në të tre ndeshjet ka shënuar nga një gol. Ai do dëshirojë që edhe në të katërtën (sonte) ta bëjë këtë gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *