De Jong: ‘Do ishte ëndërr një finale mes Barcelonës dhe Ajax!’

Juventus iu ‘nënshtrua’ të rinjve të Ajax mbrëmë, ndërsa kjo për arsye se klubi holandez arriti ta eliminojë ‘zonjën e vjetër’ në stadiumin e tyre me një skuadër e cila nuk ka asnjë përvojë në çerek-finalet e Champions.

Kualifikimit të Ajax iu gëzuan edhe fansat blaugran në Camp Nou, të cilët filluan të brohorasin në momentin që De Ligt shënoi për 1-2. E pas ndeshjes, Frenkie de Jong u shpreh se do donte një finale kundër klubit të tij…

‘Nëse ne jemi në gjysëmfinale, kjo do të thotë se po bëjmë punë të mirë dhe se mund të shkojmë edhe në finale. A do doja me Barçën atje? Padyshim, do ishte një ëndërr dhe një ndeshje shumë atraktive’ – u shpreh Frenkie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *