De Jong: ‘Do doja një finale kundër Barcelonës në Champions!’

Ekipi momental dhe i përkohshëm i Frenkie de Jong, Ajax, kaluan ekipin e Real Madridit në 1/16 e finales, kështu duke vazhduar rrugën e tyre në Champions për tu përballur me Juventusin tani në çerek-finale.

Normalisht, emocionet dhe euforia janë rritur tek skuadra e Ajax, pasi është diçka e madhe që një ekip me lojtarë të rinj të eliminojë 3 herë fituesin e Ligës së Kampionëve në 3 vitet e fundit…

Së fundmi, ka qenë Frenkie de Jong i cili ka komentuar rreth shortit të hedhur dje dhe mundësive që ishin që klubi holandez të përballet me Barçën:

‘Ndjehem i çliruar që nuk do përballemi me Barcelonën, për shkak se ata kanë një skuadër tejet të fortë. Por, unë do doja që të përballem kundër tyre në finale (qesh)’ – u shpreh Frenkie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *