Coutinho u takua me bordin pas ndeshjes, ata kishin një mesazh për të!

Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho ka pasur një takim të shkurtër mirëpo të rëndësishëm me disa antarë nga bordi i Barcelonës pas ndeshjes të mërkurës kundër Lyonit.

E ardhmja e Coutinhos kohëve të fundit po diskutohet shumë, me të ardhmen e tij që gjendet në ajër, dhe një takim i tillë ishte i nevojshëm mes dy palëve, raporton e përditshmja katalanase, Mundo Deportivo.

Bordi i’a ka bërë me dije se ngrohtësinë dhe atmosferën e tillë të uritur për trofe dhe triumf nuk do t’a gjente në asnjë klub tjetër.

Teksa nga ana tjetër, ai duhet t’a kuptoj Valverden për mosinkuadrimin për shkak se të gjithë jemi të vetëdijshëm për formën e tij kohëve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *