Cillessen foli për të ardhmen e tij pas ndeshjes së mbrëmshme!

Tashmë një kohë të gjatë po qarkullojnë zëra se ky sezon është i fundit i Jasper Cillessen me Barcelonën dhe se ai do të largohet nga klubi blaugrana në fund të sezonit.

Destinacioni nuk dihet saktë, por thuhet se do jetë Ajax. Megjithatë, duhet cekur se Cillessen nuk flet shumë rreth asaj se ç’do ndodh me të në të ardhmen, por ai u pyet mbrëmë nga një gazetarë pas ndeshjes…

‘Të kthehem tek Ajax? Nuk do them jo, por nuk do them as po. Unë nuk dua t’iu jap fansave të Ajax shpresa fallso, por në të njejtën kohë, nuk dua të them se nuk do të shkoj tek ata’ – u shpreh Cillessen, kështu duke i rritur edhe më shumë zërat e lartëpërmendur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *